Sport

Superliga ndalet, por nuk heq dorë


Projekti i madh futbollistik nuk zgjati më shumë se 48 orë.

Për shkak të gjithë presionit nga jashtë, tetë nga 12 klubet deklaruan dorëheqjen nga Superliga.

Gjashtë klubet e Premier League-s dhe Inter, Milan, u dorëzuan para presionit duke e konsideruar vendimin e tyre si gabim.

Përkundër kësaj, përmes një komunikate zyrtare, Superliga konfirmon që do të ndalë, por nuk do të heq dorë nga plani i tyre.

“Superliga Evropiane beson që “status quo” aktual i futbollit evropian duhet të ndryshoj”.

“Jemi duke propozuar një kompeticion të ri evropian sepse sistemi aktual nuk punon. Propozimi ynë është që të lejojmë sportin të përparojë duke gjeneruar të ardhura dhe stabilitet për gjithë piramidën e futbollit. Duke përfshirë aty ndihën për vështirësitë financiare që po përjeton gjithë komuniteti i futbollit për shkak të pandemisë. Po ashtu, ai do të siguronte pagesa solidare të përforcuara materialisht për gjithë palët e përfshira në futboll.”

“Përkundër largimit zyrtar të klubeve anglez, të cilët u detyruan të merrnin vendime të tilla për shkak të presionit të jashtëm, jemi të bindur që propozimi ynë lidhet totalisht me rregullat dhe ligjet evropiane siç u demonstrua sot nga gjykata e cila vendosi të mbrojë Superligën nga ndërhyrjet e palës së tretë”.

“Duke marrë parasysh situatën aktuale, ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të riformuar projektin, gjithmonë duke pasur në mendje që t’i ofrojmë fansave eksperiencën më të mirë duke përforcuar ndihmat solidare për të gjithë komunitetin e futbollit”.

Sot, Florentino Perez do të ketë një intervistë me të cilën do të zyrtarizojë gjithçka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore