Përballje

Superliga e Kosovës vjen me tri duele interesante


Të mërkurën në ora 13:00 zhvillohen tri ndeshjet e para në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës.

Kryendeshja e kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Prishtina takohet me Dritën.

Prishtina aktualisht është në vendin e tretë në tabelë me 38 pikë, ndërsa Drita pozicionohet në vendin e dytë me 44, aq sa ka edhe Ballkani i vendit të parë.

Drita vjen në këtë ndeshje pas humbjes befasuese javën e kaluar nga Trepça’89, në anën tjetër Prishtina e deklasoi në udhëtim Arbërinë me rezultat 0:4.

Dy skuadrat në mes vete janë përballur katër herë në këtë stinor, dy herë në Superligë, të cilat përfunduan baras, një herë në Kupë të cilën e fitoi Prishtina, dhe ndeshja në Superkupën e Kosovës që gjithashtu e fituan bardhekaltërit.

Në 52 përballjet në mes tyre, Prishtina ka 23 fitore, Drita 10, dhe 19 takime kanë përfunduar në barazim.

Dueli tjetër tejet interesant do të zhvillohet në Gjilan, aty ku Gjilani i vendit të katërt, përballet me liderin e tabelës Ballkanin.

Gjilani vjen në këtë përballje pas humbjes 3:1 javën e kaluar nga Llapi, ndërsa Ballkani e mposhti Feronikelin me rezultat minimal 0:1, kështu duke marrë kreun e tabelës.

Dy ndeshjet e para të këtij sezoni, përfunduan 0:0 në Gjilan dhe 0:4 fitoi Gjilani në Suharekë.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Mitrovicë, aty ku Trepça’89 e pret Llapin.

Trepça’89 vjen në këtë takim, pas fitores fantastike javën e kaluar kundër Ditës, ndërsa Llapi e mposhti Gjilanin në Podujevë.

Në ndeshjen e parë të këtij sezoni, mitrovicasit e fituan takimin në shtëpi 1:0, ndërsa ndeshja në Podujevë përfundoi 5:0 ne favor të Llapit.

Java e 21-të do të mbyllet të enjten me ndeshjet Besa – Arbëria dhe Feronikeli – Drenica.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore