Sport

Superliga e Kosovës tërheq sportistët shqiptarë


Superliga e Kosovës është bërë një kampionat i dashur për lojtarët dhe trajnerët nga Shqipëria. Së fundmi ishte Blendi Shkëmbi që mori drejtimin e Ballkanit, pas largimit të Ismet Munishit. Trajner të tjerë nga Shqipëria janë Gentian Mezani i Gjilanit, apo dhe Bledar Devolli, te Drenica.

Pikërisht Devolli do të afronte në ekipin e tij, dy prurje të reja, ish-lojtarin e Laçit, vetëm gjysëm sezoni më pare, vlonjatin Eglantin Gjoni dhe Donald Rapo, i ardhur edhe ky nga ekipi i Laçit. Më herët me Drenicën është bashkuar edhe Behar Ramadani, nga Vllaznia e Shkodrës.

Në njoftimin e saj, klubi i Drenicës, mbi dy prurjet më të reja ka shkruajtur:

“Gjoni dhe Rapo, përforcimet e radhës!

Skenderaj – 07 Janar 2021

Në vazhdën e konsolidimit të skuadrës për stinorin pranveror 2021, drejtuesit e klubit kanë përmbyllur edhe dy marrëveshje me dy futbollistë.

Fjala është për qendërmbrojtësin, Eglantin Gjoni, i cili më herët ishte pjesë e Laçit kurse së fundmi u aktivizua në KF Llapi. Gjoni ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij kampionati me mundësi vazhdimi.

Ndërkohë, edhe mesfushori Donald Rapo, do të veshë fanellën kuq e zi , deri në fund të ketij kampionati. Rapo së fundmi u aktivizua te skuadra e Laçit në Shqipëri.

Drejtuesit e klubit gjatë ditëve në vijim, do të prezantojnë edhe përforcime tjera”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore