Sport

Superkupa Mbarëkombëtare, në Shkodër të pranishëm Albin Kurti dhe Evis Kushi


Në duelin e dytë të Superkupës Mbarëkombëtare që luhet në Shkodër, mes Vllaznisë dhe Prishtinës, janë të pranishëm, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi dhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Sfida e dytë e Superkupës Mbarëkombëtare luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Më herët u luajt dueli mes Golden Eagle Ylli dhe Teutës. Ylli fitoi ndeshjen dhe kaloi në finale.

Në prononcim nga Shkodra, Kurti tha për mediat se “Është kënaqësi që jam në Shkodër. Kjo që po shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak se ndeshje më shumë se lojë”.

“Populli është para politikës kështu qe ne politikanët le të ndjekim vullnetin e popullit”, shtoi Kurti, ndërsa nuk foli për zgjedhjet në Kosovë.

“Sot është hështje zgjedhore, nesër flasin qytetarët”, përfundoi Kryeministri i Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore