Sport

Superkupa e Italisë, Juventus-i dhe Inter-i kërkojnë shtyrjen e ndeshjes


Ndeshja e Superkupës së Italisë që do të luhet mes Juventus-it dhe Inter-it është përcaktuar për t’u luajtur më 12 janar në “San Siro”.

Sipas mediave italiane të dy klubet kanë pezulluar shitjen e biletave për tifozeritë përkatëse. Kjo pas vendimit të fundit të qeverisë italine për të reduktuar kapacitetin në stadiume.

Kur u përzgjodh për t’u luajtur në “San Siro”, kapaciteti i lejuar ishte 75%. Ndërsa, u la e hapur mundësia e lejimit të 100% të kapacitetit. Me urdhërin e ri, kapaciteti do të jetë 50%.

Klubet nuk janë të bindura te hapja e stadiumit në kapacitet 50%, pasi nuk do të ishte në favor të tyre përsa i përketë sponsoreve dhe përfitimieve ekonomike. Në një stadium me më pak tifozë, eventi do të ishte më i “ndrydhur”.

Me kapacitetin 75% të stadiumit, të ardhurat e humbura ishin përllogaritur në 1.5 milionë euro. Me 50% kjo shifer normalisht do të ishte më e lartë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore