Sport

Superiorja/ Kukësi shpartallon Kastriotin, Tirana triumfon në Rrogozhinë


Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për këtë të shtunë në Abissnet Superiore. Kukësi ka arritur të triumfojë me rezultatin e thellë 6-1 në transfertë përballë Kastriotit.

Fitore arriti edhe Tirana. Bardheblutë fituan me rezultatin 2-0 përballë Egnatias. Ndeshjet u luajtën për javën e 11 të kampionatit.

Verilindorët e nisën serinë e golave që në minutën e 24. Autori i golit të parë ishte Vitor Feijao. Braziliani do të shënonte edhe dy herë të tjera këtë ndeshje, në minutat 50 dhe 77.

Golat e tjerë të kuksianëve erdhën nga Luka Milunovic-i në minutën e 42, Gjelbërim Tipi në të 86 minutë dhe Bruno Lulaj në të 90+2 minutë. Goli i “nderit” për vendasit u shënua nga Marin Mudrazija në minutën e 78.

Në sfidën tjetër, Tiranës i mjaftuan dy gola për të dal me tri pikë nga Rrogozhina. Marsel Ismailgeci në minutën e 42 dhe Michael Ngoo në minutën e 45+4 ishin autorët e golave për bardheblutë.

Me fitoren e arritur, Tirana ruan kryesimin në Superiore me 24 pikë. Në vend të dytë ndodhet Kukësi me 23 pikë. Egnatia renditet në vendin e tetë me 11 pikë. Vendi i fundit në Superiore mbahet nga Kastrioti me pesë pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore