Sport

Superiorja/ Fiton Tirana dhe Kastrioti, paqe në Fier


Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 22 të Kategorisë Superiore. Tirana ka fituar përballë Bylisit, Kastrioti ka fituar në Korçë dhe Apolonia me Partizanin kanë ndarë nga një pikë.

Tirana mposhti Bylisin me rezultatin 2-0. Jocelin Behiratche kaloi në avantazh vendasit në minutën e 40 të takimit. Ndërsa në të 75′, Marsel Ismajlgeci vulosi shifrat në 2-0.

Në Korçë, Kastrioti ia doli të rrëmbente tri pikë të arta përballë Skënderbeut, me një fitore minimale 0-1, me golin e Deivid Santana, në të 53′.  Korçarët tashmë e shohin veten në fundin e tabelës dhe me shpresat gjithnjë e me të pakta për të qëndruar, së paku, edhe një vit tjetër në Superiore.

Në Fier, Apolonia dhe Partizani dolën me nga një pikë, në ndeshjen e përfunduar me shifrat 1-1.  Në të 24′ Apolonia kalon në epërsi, falë një autogoli të Esin Hakaj. Lukas Ferreira Cardoso në të 76′ korrigjoi gabimin e shokut të skuadrës, duke i vënë shifrat në baraspeshë 1-1.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore