Sport

Superiore/ Vllaznia fiton ndaj Skënderbeut dhe kërcënon Tiranën kryesuese


Skuadra e Vllaznisë ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme përballë Skënderbeut në shifrat 2-0. Në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, vendasit shënuan nga një herë për secilën pjesë loje.

Ndeshja u luajt për javën e 13 në Abissnet Superiore. Kjo javë u hap me takimin, Kastrioti – Egnatia (1-0), të zhvilluar pak më herët këtë të diel.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 27. Vlonjati Ardit Hoxhaj realizoi dhe i dha avantazhin vendasve. Goli që do të vuloste shifrat e takimit do të vinte në sekondat e fundit të kohës së rregullt të 90 minutave. Kësaj radhe autoi i golit ishte kroati, Ante Aralica.

Me fitoren e arritur, Vllaznia shkon në kuotën e 23 pikëve, në vendin e tretë në renditje. Po aq pikë ka edhe Kukësi i vendit të dytë, por që nuk e ka luajtur sfidën e javës së 13. Skënderbeu qëndron në vendin e tetë me 11 pikë.

Superiorja do të vijojë me ndeshjet e tjera të javës 13:

Të hënën

Teuta-Kukësi

Partizani-Dinamo

Të martën

Laçi-Tirana

Abissnet Superiore

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore