Sport

Superiore/ Vllaznia dhe Skënderbeu sigurojnë tri pikët


Kanë përfunduar dy ndeshjet e të mërkurës në Abissnet Superiore. Skuadra e Vllaznisë ka fituar përballë Partizanit. Skënderbeu gjithashtu ka korrur fitore përballë Egnatias.

Sfidat u luajtën për javën e 12 të kampionatit. Shkodranët morën një fitore të vuajtur, pasi mbetën me 10 lojtarë në gjysmën e pjesës së dytë. Ardit Krymi ishte i ndëshkuari në minutën e 66.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës vendasit triumfuan me rezultatin minimal 1-0. Liridon Latifi ishte heroi i takimit, me golin e realizuar në minutën e 28.

Tri pikë për Vllazninë që shkon në kuotën e 20 pikëve, shtatë më pak se Tirana kryesuese. Në krahun tjetër, Partizani qëndron në kuotën e 15 pikëve në vendin e gjashtë.

Në sfidën tjetër, Skënderbeu është rikthyer te fitorja, pasi mundi 2-0 Egnatian. Leonat Vitija në të 47 minutë dhe Elvi Berisha në të 87 minutë, ishin autorët e golave për vendasit.

Korçarët fitojnë dhe parakalojnë rrogozhinasit në renditje. Të dy skuadrat kanë nga 11 pikë. Por, Skënderbeu qëndron në vendin e tetë dhe Egnatia në të nëntin, në bazë dhe të barazimit që ka marr në transfertë në takimin e parë mes tyre.

Superiorja do të luajë ndeshjen e fundit të javës së 12 të enjten. Kukësi do të presë Laçin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore