Sport

Superiore/ Skënderbeu fiton ‘derbin e mbijetesës’


Skuadra e Skënderbeut ka triumfuar në shifrat 2-1 përballë Kastriotit. Ndeshja që cilësohet si një “derbi mbijetese” në Abissnet Superiore, u luajt për javën e 14 të kampionatit.

Korçarët shënuan të parët në këtë takim, me të përhershmin, Alfred Mensah-un. Ganezi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 11.

Takimi do të barazohej përkohësisht. Bedri Greca shënon për krutanët në minutën e 40. Gol i cili vulos shifrat në 1-1 për pjesën e parë.

Në pjesën e dytë do të vinte dhe goli i fitores për vendasit. Jorgo Meksi shënon për 2-1 në minutën e 68 dhe i jep tri pikët Skënderbeut.

Me fitoren e arritur, korçarët qëndrojnë në vendin e tetë, por shkojnë në kuotën e 14 pikëve në kampionat. Po aq sa dhe Dinamo, me të cilët do të ndeshen pas katër ditësh. Kastrioti qëndron në vendin e fundit me tetë pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore