Sport

Superiore/ Në Korçë luhet për mbijetesën


Një ndeshje do të sjellë kjo e shtunë në Abissnet Superiore. Në Korçë, Skënderbeu do të përballet me Kastriotin. Të dy skuadrat renditen në vendet e fundit te tabelës së klasifikimit.

Sfida do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 16:45. Skuadrat përballen për llogari të javës së 14 të Superiores.

Pas 13 javëve të luajtura, Skënderbeu ka arritur të grumbullojë 11 pikë. Kastrioti ka marrë tetë pikë. Vendi i nëntë në renditje për korçarët dhe i fundit për krutanët.

Në pesë ndeshjet e fundit në Superiore, Skënderbeu numëron një fitore, dy barazime dhe dy humbje. Kastrioti numëron katër humbje dhe një fitore.

Në këtë takim, korçarët vijnë pas humbjes 2-0 në Shkodër me Vllazninë. Krutanët vijnë pas fitores 1-0 kundër Egnatia-s.

Përballjen e fazës së parë të kampiontatit e fituan krutanët me rezultatin 2-0. Arbër Basha dhe Armando Rami ishin autorët e golave.

Superiorja do të vijojë të dielën me përballjet: Egnatia – Laçi, Kukësi – Partizani dhe Tirana – Teuta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore