Sport

Superiore/ Kukësi gjen fitoren e parë dhe zhyt Laçin në krizë, Egnatia dhe Kastrioti bëjnë paqe


Kanë përfunduar dy sfidat e kësaj të shtune në Abissnet Superiore. Në të dy ndeshjet është shënuar vetëm një gol.

Kukësi arriti të fitonte minimalisht 1-0 në transfertën e Laçit. Golin e vetëm të takimit e realizoi braziliani Gabriel Barbosa Avelino në minutën e 19.

Kjo është fitorja e parë për verilindorët në këtë sezon në Superiore. Ndërkohë, Laçi vijon ecurinë negative. Humbja është e pestë radhazi për kurbinasit.

Në sfidën tjetër të ditës, mes Egnatias dhe Kastriotit, skuadrat u ndan në paqe duke barazuar pa gola.

Java e gjashtë e Superiores do të mbyllet me derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Takimi do të zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 19:00.

Aktualisht, Partizani mban kryesimin e Superiores me 12 pikë. Bylis dhe Erzeni vijnë më pas me nga 11 pikë. 10 pikë ka Vllaznia e vendit të katërt. Nga tetë pikë kanë Tirana dhe Egnatia.

Në vendin e shtatë renditet Kastrioti. Krutanët kanë shtatë pikë. Pesë pikë ka Kukësi, katërt Teuta dhe tre pikë Laçi i vendit të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore