Sport

Superiore/ Kukësi dhe Laçi mbyllin javën e 12-të


Një ndeshje do të sjellë kjo e enjte në Abissnet Superiore. Kukësi do të përballet me Laçin, për javën e 12-të të kampionatit.

Sfida do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, duke filluar nga ora 13:45. Ndeshja mbyll dhe javën e 12-të në Superiore.

Verilindorët vijnë në këtë sfidë pas katër fitoreve rresht, tre në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë. Laçi vjen pas dy barazimeve, një fitoreje dhe një humbje.

Momentalisht, Kukësi ndodhet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 23 pikë. Katër pikë më pak se Tirana kryesuese. Kurbinasit renditen në vendin e pestë me 15 pikë.

Në ndeshjet si ekip pritës, Kukësi numëron katër fitore dhe një humbje. Laçi në transfertë numëron një fitore dhe nga dy barazime dhe humbje.

Përballja e fazës së parë të kampionatit (nga katër në total) ka përfunduar në barazim me shifrat 2-2. Sfidë, të cilën kuksianët deri në minutën e 69-të po e fitonin me rezultatin 2-0 dhe më pas u barazuan.

Superiorja do të vijojë përsëri në datat 12, 13 dhe 14 dhjetor me sfidat e javës së 13-të:

Kastrioti – Egnatia

Vllaznia – Skënderbeu

Teuta – Kukësi

Partizani – Dinamo

Laçi – Tirana

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore