Sport

Superiore/ Cara dhe Rrapaj i japin fitoren Partizanit


Partizani ka arritur të fitojë përballë Skënderbeut me shifrat 2-1. Në sfidën e luajtur në “Air Albania”, të tre golat e takimit u shënuan në pjesën e parë.

Ndeshja u luajt për javën e 11 në Abissnet Superiore. Kjo është fitorja e tretë e “Demave të kuq” këtë sezon. Për korçarët është humbja e pestë.

Arinaldo Rrapaj shënoi golin e parë të takimit në minutën e 17. Ndeshja u barazua përkohësisht nga i përherëshmi, Alfred Mensah-u në minutën e 20.

Shtatë minuta më vonë erdhi dhe goli i Tedi Carës. Cara konfirmohet njeriu i golave të rëndësishëm për Partizanin këtë sezon.

Ai shënoi golin e fitores 2-1 ndaj Teutës javën e kaluar. Gjithashtu shënoi dhe golin e barazimit 1-1 me Laçin, para dy javësh.

Me fitoren e arritur, Partizani shkon në kuotën e 15 pikëve dhe në vendin e pestë të renditjes. Skënderbeu qëndron në vendin e nëntë me tetë pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore