Sport

Super talentet portugez që po mahnisin Europën


Portugalia duket se, pas Francës, është vendi që prodhon më shumë talente produktive në futbollin europian, për momentin. Janë të shumtë talentet portugeze që luajnë në ekipet më me emër të futbollit europian.

Ai që mbahet si talenti më i madh portugez është padyshim, sulmuesi i Atletico Madrid-it, Joao Felix, që aktualisht është edhe një nga blerjet më të shtrenjta të historisë së futbollit. Para dy sezonesh, Atletico shpenzoi për ta bërë të sajin 19-vjeçarin e Benfica-s asokohe, plot 127 milionë euro.

Normalisht që Felix, nuk është i vetmi talent portugez, por ka shumë të tjerë dhe më poshtë do të paraqisim një renditje të talenteve më në zë portugeze, sipas pozicionit në fushën e lojës, moshës dhe ekipit ku aktivizohen.

Në portë, Luis Maximiano (21)-Sporting CP, Diogo Costa (21)-Porto, Joao Virginia (21)-Everton.

Në mbrojtje, Ruben Dias (23)-Manchester City, Diogo Leite (21)-Porto, Nuno Mendes (18)-Sporting CP, Diogo Dalot (21)-Milan, Eduardo Quaresma (18)-Sporting CP, Tomas Esteves (18)-Reading.

Në mesfushë, Ruben Neves (23)-Wolves, Renato Sanches (23)-Lille, Florentino (21)-Monaco, Gedson Fernandes (21)-Tottenham, Fabio Viera (20)-Porto.

Në sulm, Pedro Neto (20)-Wolves, Joao Felix (21)-Atletico Madrid, Francisco Trincao (20)-Barcelona, Rafael Leao (21)-Milan, Fabio Silva (18)-Wolves.

Të gjithë këta talente dhe jo vetëm, pritet të jenë e ardhmja e futbollit portugez dhe atij botëror në përgjithësi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore