Futboll

Super-Pepe vs Juventus


Ndeshja e ditës së martë të Ligës së Kampionëve, përveçse shfaqi një formë aspak të pëlqyeshme të Ronaldo-s për kritikët dhe syrin publik, duke e vënë në qendër të përgjegjësive për skualifikim nga Champions me ndeshjen e kthimit kundër Porto-s (3 -2) në stadiumin Allianz. Në këtë përballje u evidentua një Pepe “i rrallë”.

Ky Pepe (Kepler Laveran de Lima Ferreira ComM, për ata që nuk ja dinë emrin) ishte ekzaktësisht çfarë i duhej Porto-s, pasi mbeti pa sulmuesin Taremi. Pepe u mobilizua në mbrojtje duke organizuar çdo gjë si dirigjent. Aq sa udhëhoqi dhe “dirigjoi”, aq edhe veproi.

Një video në Twitter, e bërë publike nëpër mediat sportive, ka përmbledhur rastet më vendimtare dhe fenomenale të Pepe-s. Dëshmi e pastër që eksperienca eklipson karakterin (ndonjëherë).

https://twitter.com/ROSSZlZ0U/status/1369461397860458498?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1369461397860458498%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-take-a-bow-pepe-comp-vs-juventus-showed-him-deliver-a-masterclass-performance-20210310

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore