Përballje

Super paraqitje në NBA


E diela ishte interesante për NBA, që nga ndeshja e parë deri te e fundit.

Ndeshja e parë ishte mes New Orleans Pelicans dhe New York Knicks e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 122:112.

Këtyre dy ekipeve nuk iu mjaftoi koha e rregullt për të gjetur fituesin, në kohën shtesë Knicks dominuan plotësisht ku Pelicans nuk mundën të mbajnë ritmin që e patën gjatë pjesës së parë.

Dueli ishte mes Zion Williamson dhe Julius Randle të cilët patën performanca fantastike ku shënuan më shumë se 30 pikë secili.

Në shatë sekondat e fundit gaboi Lonzo Ball ku e la të hapur Reggie Bullock për tre pikë ku barazoi edhe rezultatin.

Më të mirët te Knicks ishin Julius Randle me 33 pikë e 10 asistime, Derrick Rose me 23 pik2 dhe Reggie Bullock me 15 pikë.

Ndërsa te Pelicans më të mirët ishin Zion Williamson me 34 pikë e 9 kërcime, Eric Bledsoe me 22 pikë dhe Brandon Ingram me 19 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=aPo436qGTAk&ab_channel=MLGHighlights

Dueli mes Miami Heat dhe Brooklyn Nets ishte i “zjarrtë” e cila përfundoi me fitoren e Heat me rezultat minimal 109:107.

Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në posedimin e fundit ku Bam Adebayo fitoi lojën me një gjuajtje në sekondat e fundit.

Kyrie Irving bëri gabime “vitale” në minutat e fundit të ndeshjes ku nuk mundte të shënonte, dhe këtë më së miri e shfrytëzoi Bam Adebayo.

Kevin Durant filloi lojën por nuk mundi ta përfundoi pasi doli nga loja pas vetëm katër minutave ku u lëndua përsëri.

Më të mirët te Heat ishin Bam Adebayo me 21 pikë e 15 kërcime, Goran Dragic me 18 pikë dhe Trevor Ariza me 15 pikë e 9 kërcime.

Ndërsa te Nets më të dalluarit ishin Kyrie Irving me 20 pikë e 9 asistime dhe Landry Shamet me 30 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=3ByTx555XDw&ab_channel=MLGHighlights

Ndeshje tjetër shumë interesante ishte ajo mes Sacramento Kings dhe Dallas Mavericks e cila përfundoi me fitoren e atyre të parëve me rezultat të thellë 121:107.

Kjo ndeshje ishte kryesisht e bazuar në duelin mes De’Aaron Fox dhe Luka Doncic ku të dy ishin brilant.

Kings ishin dominant nga fillimi i ndeshjes ku në pjesën e parë kishin një epërsi prej 17 pikëve.

Më të mirët te Kings ishin De’Aaron Fox me 30 pikë e 12 asistime, Harrison Barnes me 24 pikë dhe Terrence Davis me 23 pikë.

Kurse te Mavericks më të mirët ishin Luka Doncic me 37 pikë e 8 kërcime, Dorian Finney-Smith me 22 pikë dhe Jalen Brunson me 20 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=93FTi0W6Ins&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore