Përballje

Super ndeshja e super peshave të mesme – Canelo vs Saunders


Ndërsa Canelo Alvarez pret përballjen me Avni Yildirim më 27 shkurt në Stadiumin Hard Rock në Miami/Florida të SHBA-ve, ESPN konfirmon se kampioni meksikan [Canelo], ka nënshkruar marrëveshjen për super ndeshjen me Billy Joe Saunders, që pritet të zhvillohet në majin e këtij viti.

Për sa kohë Alvarez del i padëmtuar nga përballja me Yildirim-in, me siguri do të vazhdojë me ndeshjen e shenjuar për në maj.

Alvarez, kampion i peshave super të mesme [super middleweight] i cili vesh rripat e kampionit të botës në WBA (Shoqëria Botërore e Boksit) dhe WBC (Këshilli Botëror i Boksit) dhe mban rekordin 54 – 1 -2, prej të cilave 36 i shënon me nokaut dhe, të vetmen humbje e ka kundër Floyd Mayëeather-it. Canelo do të ndeshej Saunders-in, kampionin e po të njëjtës peshë por, me titull në tjetër federatë – WBO (Organizata Boterore e Boksit) – në majin e vitit që shkoi. Mirëpo, njëlloj si me çdo sport në botë, edhe boksi u pezullua gjatë kulmeve të surprizës pandemike Covid-19. E kështu, ndeshja për majin që shkoi, zhvendoset për atë të këtij viti.

ESPN e rendit numërin një në botë të peshave super të mesme Canelo Alvarez-in, ndërsa britanikun Billy Joe Saunders e vendos në vendin e pestë.

Detaje të tjera ende priten të vendosen; vendndodhja dhe data e saktë. Burimet e publikuara nga ESPN, tregojnë se Alvarez preferon datën 8 maj.

Të tjera burime detajojnë një dëshirë të mundshme, sa i përket vendndodhjes, për tek Stadiumi Allegiant në Las Vegas të SHBA-ve. Ndër vendet e preferuara, gjendet Texas edhe Florida.

Canelo arriti të rikonfirmojë rripin e WBA-së në fitoren me vendim unanime kundër Callum Smith, ashtu dhe të fitojë titullin e lirë të WBC-së që ish në valle. Canelo është fitues titujsh në katër kategori të ndryshme: junior middleweight, middleweight, super middleweight dhe light heavyweight.

Me rekordin 30 – 0, prej të cilave 14 me nokaut, Joe Saunders fitoi titullin e tij të WBO-së kundër Shefat Isufi-t në maj të 2019-ës. Ai e ka mbrotjru titullin e kampionit të botës herë: me nokaut në raundin e 11-të kundër Marcelo Coceres në nëntor 2019 dhe me vendim unanim kundër Martin Murray në dhjetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore