Euro 2020

Super Lukaku, Belgjika e nis me një paraqitje mbresëlënëse


U zhvillua ndeshja e dytë e grupit B, mes Belgjikës dhe Rusisë.

Në St. Petersburg të Rusisë, skuadrat kërkuan të gjenin tre pikët që do t’i bashkonin në krye më Finlandën që befasoi Danimarkën.

Belgjika ia doli të bëj këtë gjë, duke dominuar tërësisht ndeshjen.

Ishte Lukaku ai që hapi llogarinë në këtë ndeshje, duke shfrytëzuar gabimin e mbrojtjes ruse.

Goli i dytë erdhi nga këmbët e Thomas Meunier, që edhe bëri histori.

Futbollisti i inkuadruar në vend të Castagne-s që pësoi një goditje, u bë futbollisti i parë në histori të Evropianëve që u inkuadrua në pjesë të parë dhe shënoi po në atë pjesë.

Në pjesën e dytë, Rusia pati një dominim të lehtë.

Por ata nuk kishin sukses, mbrojtja belge ishte shumë solide duke iu lejuar rusve goditje vetëm nga jashtë zonës.

Lajm i mirë për skuadrën e Martinez ishte rikthimi i Eden Hazard, që kompletoi 20 minuta në këtë takim.

Belgjika pret edhe rikthimin e Kevin De Bruyne, që pritet të luaj në ndeshjen e ardhshme.

Në fund, pak para vërshëllimes përfundimtare, Lukaku shënoi përsëri.

Në këtë mënyrë, Romelu merr kryesimin si golashënuesi më i mirë i EURO 2020, duke konfirmuar veten si një ndër sulmuesit më të mirë në botë.

Skuadrat kthehen në aksion më 16 dhe 17 qershor.

Rusia luan përballë Finlandës më 16, kurse Belgjika përballet me Danimarkën në datë 17.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore