Gatimi

Supë kungulli, pjata e preferuar e vegjetarianëve


Një vakt fantastik vegjetarian! Supa është e pasur në vitaminë K, riboflavinë, vitaminë B6, kalium, magnez, vitaminë C dhe fibra dietike. Përmban sasi të ulëta të kolesterolit.

Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës, Renato Mekolli.

Përbërësit: lëng pule, 300 gr kungull i njomë, 50 gr gjalpë, 2 limonë, 1 qepë e thatë, 2 qepë të njoma, 2 thelpinj hudhre, 1 tufë borzilok, pak mendërz të freskët, arrë moskat, 100 ml vaj ulliri, kripë, piper.

Përgatitja

Në fillim, pastrojmë perimet dhe i presim: kungullin në feta, qepët i grijmë në kube, erëzat e njoma i grijmë hollë.

Në një tenxhere vendosim qepët, hudhrat dhe kungullin. I vendosim të skuqen me vajin e ullirit dhe gjalpin, derisa të zbuten.

Pas disa minutash shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë të ziejë për 40 minuta në zjarr të ngadaltë.

Në fund e kriposim dhe e aromatizojmë supën me borzilokun, arrën e moskatit të kaluar në rende, limonin dhe piperin.

E lëmë supën të ziejë për 10 minuta të tjera dhe më pas e kalojmë në mikser. Tani, është koha për ta shijuar!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore