Gatimi

Supa me shparguj, e preferuara e të gjitha kohërave


Shpargujt janë një nga perimet pranverore me shumë vlera ushqyese. Shpargujt e bardhë kanë një shije më delikate, janë më të njomë dhe rriten nëntokë. Duke qenë se ata nuk ekspozohen ndaj dritës së diellit, nuk mund të prodhojnë klorofilin, i cili i jep ngjyrën e gjelbër.

Një nga mënyrat më interesante për t’i gatuar shpargujt e bardhë është në një supë kremoze.

Përbërësit: 500gr shparguj të bardhë, të qëruar dhe të prerë (kokat të ruajtura mënjanë); 1/2 qepe, e grirë hollë; 2 lugë gjalp; 1,5lt lëng perimesh ose pule; 100ml krem pana për gatim; kripë; piper i zi; verë e bardhë.

Kavëridisim në gjalp qepën e grirë derisa të zbutet, por jo të marrë ngjyrë. Shtojmë copat e shpargujve (pa kokat e tyre) dhe vazhdojmë kavërdisjen në zjarr të ngadaltë për rreth 5 minuta. Shtojmë lëngun e perimeve ose të pulës dhe e ziejmë derisa shpargujt të jenë zbutur.

E kalojmë supën ne blendër duke e kthyer të gjithën në kremoze. Shtojmë kokat e shpargujve dhe e lëmë të ziejë akoma edhe për 5 minuta.

E heqim nga zjarri dhe shtojmë kremin pana. E rregullojmë me kripë dhe piper sipas dëshirës.

Në momentin që e shërbejmë në pjatë, shtojmë nga një lugë verë të bardhë e cila shërben për të shtuar pak aciditetin./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore