Përballje

Suns regjistron fitoren e nëntë radhazi, Lakers humbin përsëri


Phoenix Suns arriti fitoren e nëntë radhazi, pasi mposhti Minnesota Timberwolves me rezultat 134-124.

Devin Booker ishte më i dalluari me 29 pikë për liderët e Konferencës Perëndimore, duke shtuar nëntë asistime.

Chris Paul gjithashtu regjistroi një dyshifrorë të trefishtë, duke shënuar 21 pikë, 14 asistime dhe 10 kërcime.

Los Angeles Lakers pësoi humbjen e dytë radhazi, ketë herë ndaj Charlotte Hornets me rezultat 117-114.

Russell Westbrook shënoi 35 pikë, por humbi një trepikësh të rëndësishëm në momentet e fundit për Lakers, të cilët ishin pa yjet LeBron James dhe Anthony Davis.

Giannis Antetokounmpo kishte një performancë shumë të mirë po ashtu me 30 pikë në fitoren 123-108 të Milwaukee Bucks ndaj New York Knicks.

Antetokounmpo gjithashtu regjistroi 13 kërcime dhe pesë asistime për të ndihmuar Bucks në fitoren e tyre të katërt në pesë ndeshje.

Diku tjetër, Orlando Magic mposhti Detroit Pistons 119-103, me Terrence Ross që erdhi nga banka rezervë për të shënuar 21 pikë.

Atlanta Hawks mposhti Boston Celtics me rezultat 108-92 për të regjistruar fitoren e tyre të gjashtë radhazi.

Memphis Grizzlies mposhti Utah Jazz me rezultat 119-109 dhe Denver Nuggets shënuan fitoren e katërt radhazi në duelin përballë New Orleans Pelicans.

Indiana Pacers mposhti Oklahoma City Thunder 113-110, Miami Heat mundi Los Angeles Clippers, Anfernee Simons dhe CJ McCollum u kombinuan për 53 pikë në fitoren e Portland Trail Blazers ndaj Houston Rockets dhe San Antonio Spurs mposhti Chicago Bulls.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore