Përballje

Suns në luftë për të rimarrë pozitën e parë, Nets kërkojnë të mbajnë serinë e fitoreve


Në orët e hershme të mëngjesit (me orën tonë lokale), do të luhen shtatë ndeshje të NBA.

Los Angeles Clippers – Brooklyn Nets

Dueli mes Los Angeles Clippers dhe Brooklyn Nets do të fillojë në ora 4:30 të mëngjesit, dhe pritet të jetë mjaft interesante.

Brooklyn Nets po kalojnë një formë mjaft të mirë, ku kanë katër fitore e vetëm një humbje në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Në anën tjetër, Clippers po kalojnë një kohë të vështirë pa dy yjet e tyre, Kawhi Leonard, dhe Paul George i cili u lëndua së fundmi.

Ata kanë katër humbje dhe një fitore në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Te Nets do vazhdojnë të mungojnë, Kevin Durant e Kyrie Irving, për shkak të protokolleve të NBA për COVID-19.

Momentalisht, Nets i prijnë konferencës lindore me 22 fitore e nëntë humbje, ndërsa Clippers radhiten në pozitën e pestë në konferencën perëndimore me 17 fitore e 16 humbje.

Phoenix Suns – Memphis Grizzlies

Ndeshja tjetër mes Phoenix Suns e Memphis Grizzlies pritet të jetë interesante po ashtu, ku të dy skuadrat do kërkojnë fitoren.

Dueli mes dy skuadrave do të fillojë në ora 3:00 pas mesnate.

Suns do kërkojnë të rimarrim pozitën e parë në konferencën perëndimore, ndërsa Memphis ti afrohen pozitës së tretë.

Suns po kalojnë një formë shumë të mirë të cilët kanë katër fitore e një humbje në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Kurse Grizzlies kanë dy fitore e tre humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Deri më tani, Suns radhiten në pozitën e dytë me 26 fitore e 6 humbje, ndërsa Grizzlies janë në vendin e katërt me 20 fitore e 14 humbje në konferencën perëndimore.

Portland Trail Blazers – Dallas Mavericks

Një duel tjetër mes, Portland Trail Blazers dhe Dallas Mavericks pritet të jetë i “zjarrtë” dhe fillon në ora 4:00.

Blazers po kalojnë një nga format më të këqija në vitet e fundit, por ata kanë filluar të rimarrin veten pas një fillimi skandaloz.

Damian Lillard po ashtu nuk është në formën e tij më të mirë, dhe ka dështuar të udhëheqë skuadrën drejt fitores në disa raste.

Blazers kanë dy fitore e tre humbje në pesë ndeshjet e tyre të fundit, ndërsa Mavericks kanë vetëm një fitore e katër humbje në pesë duelet e fundit.

Blazers duhet ta shfrytëzojnë rastin për të mposhtur Mavericks, sepse atyre ju mungojnë një numër i madh lojtarësh, përfshi edhe yllin slloven, Luka Doncic.

Mavericks radhiten në pozitën e tetë me 15 fitore e 17 humbje, ndërsa Blazers janë në vendin e 11 me 13 fitore e 19 humbje.

Ndeshjet e tjera që do te luhen janë:

01:00 Charlotte Hornets – Houston Rockets

01:30 Atlanta Hawks – Chicago Bulls

02:00 Minnesota Timberwolves – Boston Celtics

02:30 San Antonio Spurs – Utah Jazz

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore