Përballje

Suns me fitore dramatike në ndeshjen e parë të finales së Konferencës Perëndimorë


Një ngulitje e Mikal Bridges në sekondat e fundit të ndeshjes

Ndeshja e parë e finales së Konferencës Perëndimore ishte me shumë dramë.

Duelin e parë mes LA Clippers dhe Phoenix e fituan këta të fundit me rezultat 114:120.

Suns i prijnë serisë së finales së konferencës perëndimore, 1:0 dhe shpresojnë ta dyfishojnë këtë epërsi më 22 qershor.

Devin Booker në përballje me Paul George

Mungesa e Kawhi Leonard në anët e Clippers dhe e Chris Paul te Suns u vërejt shumë, pasi impakti i këtyre dy lojtarëve është shumë i madh.

Paul George kishte një performancë fantastike me 34 pikë, por ishte e pamjaftueshme për të fituar ndeshjen.

Paul George duke buzëqeshur në duel me Devin Booker

Në anën tjetër Devin Booker ishte “ylli” i natës ku përfundoi ndeshjen me dyshifrorë të trefishtë.

Në minutat e fundit të duelit, Clippers ngushtuan epërsinë në vetëm dy pikë pas fitores, por Booker i shuajti shpresat ekipit të Los Angelosit.

Booker ishte vendimtar në këtë fitore, ku shënoi në momente shumë të rëndësishme dhe përfundoi ndeshje me 40 pikë, 13 kërcime e 11 asistime.

Devin Booker

Në fitoren e Suns kontribuuan edhe Deandre Ayton me 20 pikë e 9 kërcime dhe Mikal Bridges me 14 pikë.

Ndërsa te Clippers kontribuoi edhe Reggie Jackson 24 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=A5soCCFjKmg&ab_channel=MLGHighlightsMLGHighlightsVerified

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore