Futboll

Suning për Inter-in: “Kërkojmë partnerë, por konfirmojmë angazhimin tonë”


Skuadra e Antonio Conte-s, në fushë, është në momentin e saj më të mirë dhe kryeson renditjen, me një avantazh prej katër pikësh. Kompania, nga jashtë, po lufton me thashethemet e vazhdueshme që janë përsëritur për muaj në lidhje me një shitje të mundshme të aksioneve të Inter nga Suning. Në këtë drejtim, klubi nerazzurri [ziblu] donte të sqaronte raportin më të fundit gjysmë-vjetor ekonomik dhe financiar të paraqitur para investitorëve.

“Në kontekstin e strukturës së kapitalit dhe administrimit të likuiditetit” – lexohet në shënimin zyrtar – “shoqëria jonë është në bisedime për t’i dhënë zgjidhje një sërë problemesh. Megjithëse shoqëria Suning ka konfirmuar angazhimin e saj për mbështetjen financiare të klubit me ose pa mbështetje nga jashtë, është gjithashtu e arsyeshme të shikohet për kah jashtë. Kjo është arsyeja pse ka caktuar këshilltarë në Azi për të gjetur partnerë të përshtatshëm, për thithje kapitali. Bisedimet me partnerët kryesorë të mundshëm për këtë çështje janë të vazhdueshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore