Futboll

Suning lë klubin Jiangsu në Kinë. Po Inter-in?


Suning mbyll hesapet me futbollin në Kinë dhe Jiangsu, klub në pronësi të tij, që fitoi titullin kombëtar sezonin e kaluar, ku luajnë dhe Eder e Miranda, nuk do të menaxhohet më nga grupi i Zhang Jindong.

Vendimi është zyrtar dhe përmes një njoftimi për shtyp shpjegohen dhe arsyet e shkëputjes. Grupi Suning siç dihet mban gjithashtu shumicën e aksioneve të Inter-it.

Deklarata për shtyp:  “Përfundimi i të gjitha aktiviteteve”

Ndërprerja e të gjitha aktiviteteve nuk ka të bëjë vetëm me ekipin e meshkujve, por edhe me atë të femrave – e cila në vitin 2019 fitoi kampionatin kinez – dhe të gjitha ekipet e të rinjve të të gjitha niveleve – “Për shkak të mbivendosjes së variablave përtej kontrollit tonë” – lexohet në njoftimin për shtyp botuar në Weibo – “Jiangsu nuk mund të garantojë në mënyrë efektive vazhdimin e aktivitetit: tani e tutje, Jiangsu FC do të ndalet. Aktiviteti i secilit ekip do të ndërpritet dhe, në të njëjtën kohë, ne presim që çështjet që lidhen me zhvillimin pasues të vazhdojnë në një shkallë më të gjerë”.

Në këtë pikë, mbetet të kuptohet se çfarë pasojash mund të ketë situata e vështirë financiare e grupit Suning për Inter-in në të ardhmen. Në ditët e fundit, menaxhmenti i Suning konfirmoi angazhimin e tij ndaj klubit nerazzurri, por duke theksuar nevojën e hapjes ndaj investitorëve të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore