Lajme

Sunak takohet me Zelenskyn, i premton paketën e mbrojtjes ajrore


Kryeministri britanik, Rishi Sunak, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në vizitën e tij të parë në Kiev që kur mori drejtimin e Qeverisë.

Takimi u mbajt për të “konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar” për Ukrainën.

Kështu të paktën tha një zëdhënës i Qeverisë britanike.

“Ne diskutuam çështjet më të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për sigurinë globale”, shkroi Zelensky në Telegram pas takimit.

Sunak – i cili mori detyrën muajin e kaluar – u shpreh se ishte “thellësisht përulëse” të ishe në Kiev dhe u zotua se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë pranë ukrainasve në luftën e tyre.

Gjatë takimit me Zelensky, ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë një paketë të re të madhe të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve ukrainas dhe infrastrukturës kombëtare të vendit nga sulmet ruse.

Ukraina ka kërkuar ndihmë nga vendet perëndimore në muajt e fundit mes sulmeve intensive ajrore ruse në Kiev dhe në të gjithë vendin.

Paketa prej 50 milionë paundësh përfshin 125 armë kundërajrore për të luftuar dronët vdekjeprurës të furnizuar nga Irani, duke përfshirë dhjetëra radarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore