Lajme

Suma për vendimin e Supremes: Jo i drejtë dhe me motive politike


Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Hanit të Elezit dhe kryetari aktual i kësaj komune, Rufki Suma

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Hanit të Elezit dhe kryetari aktual i kësaj komune, Rufki Suma, pas vendimit të Gjykatës Supreme për të anuluar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka thënë për Albanian Post e se e cilëson vendim e Supremes e cilëson me motive politike.

“Unë mendoj që është një vendim jo i drejtë dhe me motive politike, ku ma shumë vetëm e përshkruan vendimin e PZAP-it, anulon vendimin dhe çështjen ia kthen PZAP-it për rivendosje pas ndonjë arsyeje të plotë”, tha Suma.

Madje ai thekson se “shumica gjyqtarëve janë të ndikuar politikisht”.

“Unë pres që PZAP ta ripërsisë edhe njëherë të njëjtin vendimin, por më shumë po më duket si lojë me institucioneve kjo”, ka shtuar Suma.

Ndryshe Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që të anuloj vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për “rivotim ne Han të Elezit”, duke e kthyer në fuqi rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit.

Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kandidati i PDK-së për kryetar komune, Mehmet Ballazhi kishte fituar 2.485 vota, ose 50.98%, ndërsa i dyti kishte dalë, kandidati i pavarur, Rukfi Suma me 2.070 vota, ose 42.47%.

Suma i cili udhëhoqi me Hanin e Elezit për tri mandate, si kandidat i pavarur.

Udhëheqjen e kësaj komune për herë të katërt ai e humbi për 415 vota më pak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore