Sport

Sulmuesi më i ri i Italisë kërkohet nga Milan-i dhe Inter-i


Babai i Mateo Reteguit, Carlos, ka konfirmuar se për birin e tij ka oferta nga gjithë Evropa, derisa raportet theksojnë se dz klubet e qytetit të Milanos, Inter-i dhe Milan-i do të përballen mes vete në afatin kalimtar të verës për transferimin e tij.

Sulmuesi i lindur në Argjentinë me pasaportë italiane ka marrë ftesën e parë te kombëtarja e Italisë dhe mund të startojë kundër Anglisë në ndeshjen hapëse kualifikuese të Euro 2024 të enjten në “Stadio Maradona” të Napolit.

“Tuttosport” dhe “La Gazzetta dello Sport” pretendojnë se Interi dhe Milani janë ndër klubet e interesuara dhe mund të bëjnë një ofertë për 23-vjeçarin gjatë verës.

“Gazzetta” raporton se zikaltrit po udhëheqin garën për të siguruar nënshkrimin e tij.

“Shumë klube po e ndjekin atë dhe të luajë në Evropë është padyshim ëndrra e tij. Klubet nga Gjermania, Italia, Spanja, Gjermania dhe gjithashtu në Premier League janë të interesuara”, tha babai i sulmuesit për gazetën italiane.

“Për momentin, Mateo është i fokusuar te kombëtarja e Italisë dhe është i lumtur dhe i emocionuar që është i bindur për vendimin e tij”.

Sulmuesi italian, aktualisht i huazuar te skuadra argjentinase, Tigre nga Boca Juniors, ka shënuar gjashtë gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe sipas “Gazzetta”-s, çmimi i tij është 10 milionë euro, edhe pse mund të rritet, veçanërisht nëse ai bën mirë në paraqitjet me Italinë.

Në përgjithësi, Retegui ka shënuar 29 gola në 51 paraqitje me Tigre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore