Sport

Sulmuesi ganez përjashtohet pasi godet me grusht një nga lojtarët e Gabon-it


Ndeshja mes Ganës dhe Gabonit përfundoi me shume dramë dhe tension pasi rezultati u barazua në minutat e fundit.

Gana do të jetë pa Benjamin Tetteh për ndeshjen e tyre të fundit pasi zëvendësuesit iu dha një karton i kuq, pasi goditi me grusht një nga lojtarët e Gabon-it pasi përfundoi ndeshja në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Thomas Partey dha asistimin për golin e hapjes së Andre Ayew, i cili shënoi në minutën e 16-të, për t’i dhënë epërsinë ganezëve.

Vëllai i golashënuesit, Jordan Ayew ishte afër dyfishimit të epërsisë në pjesën e dytë, ndërsa Joseph Paintsil pati gjithashtu një shans për të rritur epërsinë e Ganës, por ata nuk i shfrytëzuan rastet dhe u ndëshkuan nga Jim Allevinah, i cili barazoi rezultatin me vetëm dy minuta të mbetura.

Loja supozohej të ishte një betejë mes lojtarit të Topçinjve dhe bashkëlojtarit të tij nga Arsenal-i, Pierre-Emerick Aubameyang, por sulmuesi gabonez u la jashtë pasi ekipi mjekësor i vendit të tij zbuloi disa probleme me zemër.

Rezultati i lë të varura shpresat e Ganës për kualifikim, pasi skuadra e Milovan Rajevac humbi 1-0 ndaj Morocco-s në ndeshjen e parë në grup.

Morocco tani ka kaluar grupin, pasi ka mposhtur Comoros në ndeshjen tjetër të ditës në Grupin C, dhe Gana ka të ngjarë të duhet të mposhtë debutuesit e turneut për t’i dhënë vetes një shans për të përparuar.

Gjithsesi, Gaboni ka kaluar plotësisht, pavarësisht se ka qenë pa Aubameyang dhe Mario Lemina për dy ndeshjet e para në grup.

Lojtarët nga Gana dhe Gaboni u mblodhën në fushë pasi përfundoi ndeshja në Yaounde, me favoritët dukshëm të frustruar pasi nuk arritën të mbanin epërsinë e tyre.

Tetteh, i cili kishte hyrë në fushë vetëm si zëvendësues pas golit të barazimit, goditi një grusht në drejtim të sulmuesit të Gabonit, Aaron Boupendza.

Gjyqtari Lahlou Benbraham nuk ishte në gjendje të gjente menjëherë sulmuesin ganez ndërsa lojtarët u shpërndanë, por konfirmoi se ai ishte përjashtuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore