Lajme

Sulmohet Xhavit Drenori, kandidati për kryetar të Drenasit


Xhavit Drenori, kandidat për Kryetar Komune në Drenas

Kandidat për kryetar të komunës së Drenasit nga Iniciativa Qytetare “Green për Drenas”, Xhavit Drenori është sulmuar të martën gjatë ditës.

Ai ka thënë se është sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha.

“Po, është e vërtetë që jam sulmuar. Jam sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha. Jam në stacion, s’mundem me fol më shumë”, ka thënë Drenori.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia. Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë ëpr rajonin e Prishtinës ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Jemi njoftuar për një sulm fizik në rrugën “Xhevë dhe Fehmi Lladrovci” në Drenas, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të përfshirë në rast”.

“Pasi kanë marr trajtimin e nevojshëm mjekësor, në QKMF- Drenas, policia i ka shoqëruar palët e përfshira në rast dhe është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Xhavit Drenori doli i katërti, duke siguruar vetëm 897 vota ose 4,04%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore