Lajme

Sulmi në shkollën e Teksasit, policët nuk zbatuan protokollin


Masakra në shkollën fillore në Uvalde të Teksasit po kthehet në një mister, teksa hetimet janë duke u zhvilluar.

Jo vetëm për vrasësin 18-vjeçar, por edhe për policët që ndodheshin brenda, kur Salvador Ramos mbërriti.

Kjo, sepse forcat e rendit nuk ndërhynë menjëherë, siç e kërkonte protokolli i vendosur në vitin 1999 pas masakrës së Columbine.

Disa analistë në Washington Post theksojnë se pyetjet në lidhje me reagimin e ngadaltë të policisë vazhdojnë të rriten, duke rrethuar zonën dhe duke pritur për mbërritjen e ekipeve speciale “Swat”.

Por, pas ngjarjes Columbine, agjentët kanë për detyrë të përgjigjen sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse, ashtu siç supozohet, “çdo sekondë që kalon, më shumë jetë ikin”.

Prej vitesh, protokolli ka qenë ky: agjentët e parë të armatosur që gjenden në vendngjarje duhet të lokalizojnë sulmuesin dhe ta neutralizojnë, pa pritur që të mbërrijnë përforcimet.

Kjo është arsyeja pse nuk është ende e qartë pse agjentët në shkollën fillore Robb nuk e ndaluan Ramos-in, pavarësisht se u përballën me të në korridore, por e lanë të arratisej në një klasë ku dhe u izolua.

Nuk dihet as pse nuk kanë shkuar për ta gjetur menjëherë në klasë, në vend që të prisnin ardhjen e ekipeve speciale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore