Bota

Sulmi në Nashville jo terrorist


Zyrtarët e policisë në Nashville kanë përjashtuar faktin se shpërthimi mund të ketë qenë një sulm terrorist. Pavarësisht kësaj, mendohet se ngjarja ka të bëjë me një atentat vetëvrasës me bombë.

Rruga 2nd Avenue North u trondit mëngjesin e Krishtlindjes pas një shpërthimi shumë të fuqishëm që plagosi tre vetë dhe dëmtoi dhjetëra ndërtesa.

Një tragjedi më e madhe u shmang falë ndërhyrjes në kohë të gjashtë policëve. Ata evakuan banorët e zonës dhe vendosën një perimetër sigurie përpara shpërthimit.

Dyshimet e FBI-t lidhen me një sulm vetëvrasës me bombë. Pavarësisht kësaj, ende nuk ka një pistë konkrete mbi ngjarjen.

Në vend dyshohet se janë gjetur dhe gjurmë mbetjesh njerëzore. Agjenti special në detyrë, Douglas Korneski, tha se “ende nuk mund të identifikohen autorë të mundshëm”. “Nuk jemi të përgatitur të identifikojmë as banorët e zonës në këtë pikë”, shtoi ai.

Ruloti ndërkohë është lokalizuar për lëvizjet e kryera para shpërthimit me anë të Google Streetview. Mendohet në fakt se ka qenë rreth asaj zone që prej prillit 2013.

Vetë banorët kanë pohuar se e kanë parë rulotin shpesh të parkuar gjatë verës në atë rrugë.

Mundësia e një sulmi potencial terrorist është përjashtuar për shkak se nuk ka pasur sulme të tilla në Nashville. Gjithashtu zona njihet si shumë e sigurt dhe pa prani grupesh radikale. Gjithsesi mundësia nuk është përjashtuar ende tërësisht.

Dëmin më të madh e ka pësuar ndërtesa e kompanisë së famshme telefonike AT&T në atë zonë. Nuk ka të dhëna nëse sulmi mund të jetë i lidhur me kompaninë.

AT&T ka bërë me dije se po punon tashmë për rivënien në punë të sistemit telefonik për klientët pas ndërprerjes tërësore të sinjalit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore