Lajme

Sulmi në Capitol Hill, dënimi i një prej tifozëve të Donald Trump


Joshua Pruitt, militanti i grupit të ekstremit të djathtë Proud Boys, i cili u përball pothuajse ballë për ballë me liderin senatorial Chuck Schumer në ditën e sulmit të tifozëve të Donald Trump në Kapitol, u dënua me katër vjet e shtatë muaj për rolin e tij në pengimin vërtetimit të votës së zonës elektorale, e cila sanksionoi fitoren e Joe Biden.

“Ai ishte në ballë të asaj turme që theu traditën tonë të pandërprerë deri tani të një tranzicioni paqësor të pushtetit,” tha gjykatësi Timothy Kelly.

“Planet tuaja nuk ishin të kufizuara në luftimin e Antifas (lëvizjes antifashiste, ed)”, vazhdoi gjyqtari, duke shpjeguar se grupi kishte paramenuar që do të të shkonte në Kongres për të bllokuar certifikimin e votës dhe të përballej me agjentët që do të kishin kërkua ta ndalonin atë.

Pruitt u deklarua fajtor në qershor. Në kohën e sulmit në Kapitol, ai ishte një vetëm një reklutë që priste të përfshihej në organizatë. “Për t’u bashkuar me Djemtë Krenarë (Proud Boys), i pandehuri do të kishte bërë gjithçka,” vuri në dukje një nga prokurorët.

Gjatë sulmit, Pruitt ishte një nga të parët që hyri në Kapitol. Dhe kur eskorta e Schumer-it e pa atë në ndërtesë, 4-5 sekonda distancë nga udhëheqësi demokrat, ai ndryshoi planin e evakuimit dhe në vend që të arratisej me ashensor, zbriti një shkallë dhe mbylli një derë dopio.

Pas arrestimit të tij, Pruitt u betua për t’u bashkuar me Djemtë Krenar (Proud Boys) në ditën e inaugurimit të Biden.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore