Lajme

Sulmi masiv në Mal të Zi, shkon në 11 numri i të vdekurve


Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malin e Zi pasditen e 12 gushtit, kur një 34-vjeçar ka hapur zjarr duke vrarë disa persona në qytetin e Cetinës.

Lajmi u bë i ditur nga mediat malazeze, të cilat shkruajnë se 11 shtetas kanë mbetur të vdekur përfshirë këtu fëmijë.

Siç raporton gazeta “Vijesti”, burri ka qëlluar në drejtim të disa persona fare afër vendbanimit të tij, brenda lagjes.

Vendi i ngjarjes, foto nga gazeta Vjesti.

“Vijesti”, duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, raporton se të paktën 11 persona janë vrarë, katër persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe se mes të vdekurve ka edhe të mitur.

Në vendngjarje ndodhet Prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia, shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit.

Prokurorja, Andrijana Nastiq, tha pas hetimeve se kanë gjetur nëntë persona të vdekur në vend.

Më pas kanë marrë informacionin se edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë në spital.

Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Gjendja e tij është stabile, raportojnë mediat atje.

Foto nga vendi i ngjarjes
Çka çoi te sulmi?

Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare, por sipas informacioneve ende të pakonfirmuara nga disa media malazeze, gjithçka ka nisur si një konflikt familjar.

Autori i identifikuar si shtetasi, Vuçko Boriloviç, ka dalë në rrugë duke qëlluar pa dallim ndaj kalimtarëve.

Sipas burimeve jozyrtare të gazetarit malazez, Ljubomir Filipoviç, 34-vjeçari fillimisht vrau familjen e tij dhe më pas vazhdoi sulmin ndaj fqinjëve dhe kalimtarëve.

Lajmi në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore