Bota

Sulmi ajror vret 10 persona nё Gaza/I dёrguari i SHBA-sё arrin pёr bisedime


Një sulm ajror izraelit në Gaza vrau të paktën 10 persona. Të gjithë anëtarë të një familjeje të vetme, tetë fëmijë dhe dy gra.

I dërguari i SHBA-sё për çështjet Izraelito-Palestineze, Hady Amr, do të takojë sot zyrtarët nga të dyja palët, veçmas.

Sulmi, i cili nxiti zjarr të ri raketash nga militantët e Hamasit, erdhi disa orë pasi zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-sё, Hady Amr zbarkoi në Tel Aviv në një përpjekje për të shkallëzuar tensionet.

Ai ishte vendosur të takonte udhëheqësit izraelitë në Jeruzalem të shtunën, përpara se të nisej në Bregun Perëndimor të okupuar për bisedime me zyrtarët palestinezë.

Palestinezёt pёrkujtojnё sot Ditën e Nakba (Katastrofës), pёr 700 mijё njerёz qё u dёbuan nga shtёpitё e tyre nё luftёn e viteve 1947-1949 me Izraelin.

Breshërimi i raketave nga Gaza dhe bombardimet e Izraelit në territorin e bllokuar Palestinez vazhduan të shtunën herët dhe përfshinë një sulm ajror izraelit në një shtëpi trekatëshe, në një kamp refugjatësh në Gaza City.

Tetë fëmijë dhe dy gra e njё fisi u vranё.

Mohammed Hadidi u tha gazetarëve se gruaja dhe pesë fëmijët e tij kishin shkuar për të festuar festën e Fitër Bajramit me të afërmit.

Ajo dhe tre nga fëmijët, të moshës 6 deri në 14 vjeç, u vranë, ndërsa një 11 vjeçar është zhdukur. Teksa ka mbijetuar vetёm djali i saj 5 muajsh, Omar.

Hamas tha se lëshoi ​​një raketё në drejtim të Izraelit jugor në përgjigje të sulmit ajror.

Ushtria izraelite tha se rreth 200 raketa u qëlluan nga militantët palestinezë midis orës 7 të pasdites.

Të premten dhe të shtunën në 7 të mëngjesit, mbi 100 prej tyre u përgjuan nga mbrojtja ajrore.

Dhuna ka vrarë më shumë se 130 njerëz në Gaza. Tetë persona kanë vdekur në Izrael që nga e hëna.

Palestinezët u përleshën me forcat e sigurisë në Bregun Perëndimor të okupuar të premten, ndërsa Izraeli dhe Hamasi në Gaza shkёmbenin zjarr.

Palestinezët thonë se janë zemëruar nga veprimet e fundit të Izraelit në Jeruzalem dhe Gaza. Ata kanë dalë në rrugë nëpër qytetet kryesore të Bregut Perëndimor të tilla si Hebron dhe Nablus, për të shprehur zemërimin e tyre.

Të paktën 11 palestinezë kanë vdekur në Bregun Perëndimor për shkak të përplasjeve me forcat e sigurisë.

Lideri i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas dënoi “vrasjet brutale dhe të programuara” dhe kërkoi mbështetje politike nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi 1 mijё e 757 lëndime në West Bank dhe Jerusalem që nga dita e shtunё.

Të paktën nëntë njerëz u plagosën nga “rezistenca e dhunshme” në West Bank, ndërsa autoritetet kryen një operacion për të arrestuar individë të akuzuar për nxitje të dhunës.

Agjentët izraelitë të sigurisë Shin Bet u pёrballёn me goditje me gurë dhe të shtëna me armë në qytetin e Kafr Kanna, pasi autoritetet arrestuan nënkryetarin e Lëvizjes Islamike Kamal Khatib në zonë.

Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan për çështjet izraelito-palestineze Hady Amr pritet të takojё udhëheqësit izraelitë në Jeruzalem, përpara se të drejtohet në West Bank të okupuar për bisedime me zyrtarët palestinezë.

Ndёrkohё, Washington-i është kritikuar pёr mospёrpjekje pёr t’i dhёnё fund dhunës, pas anulimit tё një takimi të Këshillit të Sigurimit të KB të premten. Takimi është planifikuar të zhvillohet të dielën.

Ky lajm është marrë dhe përshtatur për Deutsche Welle nga Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore