Lajme

Sulmet ajrore ruse godasin qytetet ukrainase në të gjithë vendin


Rusia ka lëshuar raketa në objektiva anembanë Ukrainës, nga Kharkivi në Odesa dhe Zhytomyr.

Ndërtesat dhe infrastruktura u goditën dhe pati ndërprerje të energjisë në disa zona. Raportohet gjithashtu për sulme në kryeqytetin Kiev.

Sulmet vijnë ndërsa luftimet e ashpra tokësore vazhdojnë për Bakhmut-in në Ukrainën lindore.

Një shef i inteligjencës amerikane ka sugjeruar se lufta mund të vazhdojë me vite.

Presidenti rus, Vladimir Putin, filloi pushtimin e tij pak më shumë se një vit më parë.

Që atëherë, dhjetëra mijëra luftëtarë dhe civilë janë vrarë ose plagosur dhe miliona ukrainas janë bërë refugjatë.

Shërbimet e urgjencës në Kiev janë në lagjet perëndimore dhe jugore të kryeqytetit, ku kryetari i bashkisë, Vitaly Klitschko, tha se shpërthimet kishin ndodhur.

Klitschko tha se makinat po digjeshin në oborrin e një ndërtese banimi dhe ai u bëri thirrje njerëzve të qëndronin në strehimore.

“Një sulm masiv me raketa goditi një objekt energjetik në qytetin port të Odesa, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë”, tha guvernatori i tij Maksym Marchenko, citon e përditshmja “BBC”.

Zonat e banuara u goditën gjithashtu, por nuk u raportuan viktima.

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-ve, Avril Haines, sugjeroi të mërkurën se presidenti Putin mund të planifikonte të zvarriste luftën për vite me rradhë, por se Rusia nuk ishte mjaft e fortë për të nisur ofensiva të reja të mëdha këtë vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore