Lajme

Sulm terrorist në Suedi – i riu ther me thikë tetë persona


Policia suedeze ka plagosur dhe arrestuar një të ri, pasi sipas raportimeve ai theri me thikë disa qytetarë në Suedinë jugore.

Autoritetet e rendit janë duke e hetuar sulmin me thikë që ndodhi të mërkurën në qytetin jugor të Vetlanda, me dyshimin për “sulm terrorist”.

Policia ka konfirmuar se të paktën tetë persona kanë mbetur të lënduar nga ky sulm, por nuk ka raportime për të vdekur.

Menjëherë pas ngjarjes, zyrtarë policorë kanë thënë se është arrestuar një i ri, në të 20-at, pasi ka therur me thikë disa persona, pa dhënë detaje për motivin.

 

Çka dihet deri tani?

– Sulmuesi është qëlluar nga policia

– Policia suedeze ka njoftuar që gjendja shëndetësore e sulmuesit dhe të sulmuarve po monitorohet

– Mediat suedeze kanë raportuar se sulmuesi ka përdorur sëpatë dhe thikë

– Sipas policisë, situata është nën kontroll dhe nuk ka dyshime për sulmues të tjerë

– Autoritetet lokale kanë konfirmuar që i dyshuari është pranuar në spital

 

Reagimi i policisë

Sipas gazetës suedeze Aftonblade, zëdhënësja e policisë, Angelica Israelsson Silfver, ka deklaruar që “disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, të tjerë janë më lehtë, por asnjë qytetar nga të sulmuarit nuk ka vdekur”.

Shefja e rajonit policor, Malena Grannon, ka konfirmuar në konferencë për media se i dyshuari është arrestuar “pas policia ka hapur zjarr”.

Drejtuesi lokal i policisë, Jonas Lindell është ndalur tek hetimi që autoritetet kanë nisur lidhur me këtë rast.

“Jemi duke e hetuar si tentimvrasje. Ka detaje që po na bëjnë ta hetojmë edhe si sulm me motive terroriste, por nuk mund të jap më shumë detaje”, ka nënvizuar ai.

 

Kryeministrja suedeze: ‘Akt çnjerëzor’

Kryeministrja e Suedisë, Stefan Lofven, e ka quajtur “çnjerëzor” aktin e sulmit të të riut ndaj tetë qytetarëve.

“Ne do të përballemi me akte të tilla, me forcën e tërë shoqërisë tonë”, i ka thënë Lofven agjencisë së lajmeve TT.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore