Lajme

Sulm ndaj ushtrisë së Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh


Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se njësitë e ushtrisë së saj janë sulmuar nga një grup i armatosur ilegal armen në Nagorno-Karabakh, ku mbeti i vrarë një ushtar dhe u plagos një tjetër.

Deklarata vjen pasi Ministria e Mbrojtjes e Armenisë mohoi raportimet e mediave për luftime në rajonin fqinj të Hadrut-it dhe deklaroi se forcat etnike armene në Nagorno-Karabakh ishin duke respektuar armëpushimin.

Luftime mes dy shteteve ndodhën në fund të shtatorit në përshkallëzimin më të madh të konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke shkaktuar më shumë se 5 mijë 600 të vrarë nga të dyja palët.

Një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga Rusia, përmes së cilës Azerbajxhani rimorri pjesën më të madhe të rajonit separatist së bashku me zonat fqinje, bëri të mundur përfundimin e konfliktit pas gjashtë javë luftimesh.

Në 12 dhjetor, Armenia dhe Azerbajxhani raportuan përplasje të reja në jug të Nagorno-Karabakh-ut.

Forcat paqeruajtëse ruse, të cilat monitorojnë marrëveshjen e paqes gjithashtu raportuan për shkelje./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore