Sport

Sule kërkon largimin nga Bayern-i për Premier League-n


Sipas raportimeve që vijnë nga “Sport1”, qendërmbrojtësi i Bayern Munich-ut, Niklas Sule, gjithnjë e më shumë po lidhet me një largim të mundshëm nga bavarezët.

26-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës në “Allianz Arena” dhe nuk ka shenja rinovimi në horizont.

Nga raportimet e “Sport1”, në garë për shërbimet e gjermanit janë futur disa klube kryesore angleze.

Sule po zvarrit marrëveshjen me Bayern-in, pasi ka shqetësime se jo të gjithë në klub janë të prirur t’i ofrojnë atij një marrëveshje të re.

Trajneri Julian Nagelsmann ka qenë njeriu që e zbuloi Sule-n në kohën kur të dy ishin pjesë e Hoffenheim-it dhe është admirues i tij.

Por, nuk mund të thuhet e njëtja gjë për personat e tjerë të klubit.

Sule ka qenë shpeshherë në qendër të kritikave. Pavarësisht gjithçkaje, ai ka qenë pjesë e pandashme e formacionit bazë të bavarëzeve.

Disa javë më parë, “Der Spiegel” zbuloi disa mesazhe të së kaluarës, ku Sule i kërkonte agjentit të tij, nëse për të kishte interes në Premier League.

“Kontrolloni ofertat nga Anglia nëse dikush më do atje”, thuhet në mesazhin që Sule i ka dërguar agjentit të tij në vitin 2018.

“Nëse dikush nga klubet e mëdha do të më merrte mua, më tregoni. Arsenal-i, Liverpool-i, Chelsea, por mundësisht Manchester United”, vijonte mesazhi i Sule-s.

Mbrojtësi është pjesë e Bayern-it që nga viti 2017.

20 milionë euro pagoi skuadra nga Mynihu për shërbimet e 26-vjeçarit.

Që nga ajo kohë, Sule numëron 144 paraqitje me fanellën e Bayern-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore