Kultura

Suksesi i teorive konspirative


Besimi në teoritë konspirative është shumë i përhapur. Vjen si produkt i psikologjisë njerëzore dhe ka një ndikim tepër rrezikshëm në shoqëri.

Gjysma e amerikanëve besojnë në një ose më shumë teori të tillë. Këto teori janë më të përhapura në shtresat e paarsimuara, por nuk mbetet vetëm tek ata. Njerëzit e arsimuar gjithashtu, ngacmohen kur teoria përshtatet me botëkuptimin e tyre para-ekzistues. Një nga tiparet kryesore të teorive të konspiracionit, është pretendimi për  të zbuluar të vërtetën që elita po kërkon ta fshehë nga popullsia e thjeshtë.

Disa nga teoritë më të njohura të konspiracionit në SHBA vërtiten rreth vrasjes së Presidentit John F.  Kennedy.

Më 22 nëntor 1963, ai ishte në një autokolonë në Dallas, Teksas, kur u godit nga dy plumba. Lee Harvey Oswald u arrestua për vrasjen e presidentit

Ka teori, që Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA),  punësoi Oswaldin për shkak të reagimeve të presidentit ndaj komunizmit. Të tjerët besojnë se mafia, Kuba ose Bashkimi Sovjetik ishin të përfshirë në atentat.

Një teori tjetër konspirative shumë e njohur, është ajo e tornados së famshme Joplin.

Më 22 maj 2011, Misuri, u godit nga një tornado shkatërruese me erëra që arrinin 200 mph. Tornadoja shkatërroi qytetin dhe solli vdekjen e 161 njerëzve. Sidoqoftë, forca e tornados bëri që të krijohen teori konspirative.

Teoria më e njohur është se tornado u krijua nga ushtria amerikane në një strukturë në Alaska, e njohur si Programi i Kërkimit Auroral Aktiv me Frekuencë të Lartë (HAARP). Objekti studion atmosferën e sipërme të tokës, por shumë besojnë se mund të krijojë uragane dhe tornado, si ai në Joplin. Ekspertët thonë se kjo teori është e rreme.

Disa njerëz besojnë se “Zona 51” në Amerikë është një qendër për hulumtimin e alienëve. CIA e  ka konfirmuar  ekzistencën e “Zonës 51” në vitin 2013.

Zona e famshme 51 në shkretëtirën e Nevadës është një qendër ushtarake. Qeveria amerikane është shprehur se kjo strukturë e ushtrisë përdoret për  të provuar avionët eksperimentalë për ushtrinë.

Pandemia ka vepruar si një forcë galvanizuese për teoricienët e konspiracionit.

Teoricienët e konspiracionit sugjeruan që standardi i ri i valëve 5G mund të ketë shkaktuar ose përhapur koronavirusin. Disa konspiracionistë ishin të bindur që koronavirusi u krijua në laboratorin kinez, si një përpjekje për të krijuar një armë bio kundër armiqve./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore