Futboll

Suksesi i Mërgim Berishës në Bundesligën e Austrisë


Mërgim Berisha është ndër lojtarët më të mirë të Red Bull Salzburg këtë sezon.

Sulmuesi kosovar po shkëlqen këtë edicion në Bundesligën austriake; ku në 20 ndeshje ka shënuar 12 gola dhe ka arritur të asistojë katër herë.

Skuadra si Parma, Sampdoria dhe Bologna, kanë shprehur dëshirë për ta pasur Berishën, por ai duket se është i vendosur të qëndrojë në Austri për momentin.

Klubi turk Trabzonspor, pret largimin e sulmuesit Benik Afobe dhe gjithashtu, ka shfaqur interes për Berishën si zëvendësues potencial i britanikut.

Sidoqoftë, Trabzonspor-i duket se nuk arrin dot ta përballoj shumën prej 15 milionë eurosh që ofron Salzburg-u.

Media austriake flet për dëshirën e 22 vjeçarit për të luajtur në kampionatin e Bundesligës – kompeticioni gjerman.

Red Bull Salzburg gëzon vendin e parë në klaisifkimin austriak por, mbetet një pikë larg tre vendeve të pasme: Sturm Graz, LASK dhe Rapid Wien/AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore