Debutimi dhe fitorja e Michael Chandler në edicionin e 257 të UFC-së (Kampionati Kulmor i Luftimeve/Ultimate Fighting Championship) në kategorinë e peshave të lehta kundër Dan Hooker, ndoshta ka shenjuar nokaut-in më të lavdishëm në historinë e UFC-së.
Vetëm më pak se tre minuta brenda oktagonit, me një kombinimi grushtash trup – kokë, saktësisht, grushti shkatërrues i majtë i lëshuar si gjysmë overhand e gjysmë hook, rrëzon mbi kanavacë Hooker-in.
Performanca e 34 vjeçarit nuk mund t’i shpëtonte vëmendjes së Presidentit të UFC-s, Dana White, i cili nuk ngurroi të flasë pas ndeshjes: “Ndoshta debutimi më i mirë në historinë e promocionit të UFC-së”.
Me mbretin e kategorisë së peshave të lehta, Khabib Nurmagomedov jashtë ekuacionit të UFC-së dhe, pa shenja konkrete të rikthimit të tij [të paktën jo së shpejti], UFC do të vazhdojë kalendarin sidoqoftë.
Nga ana tjetër, Dustin Poirier, fituesi në ndeshjen kundër Conor McGregor, ka deklaruar se e konsideron vetën “kampion ende të pakurorëzuar” dhe njëkohësisht, i shpall sfidë të hapur Chandler-it.
I pyetur në MMA Fighting sa i përket gjendjes dhe mënyrës si e sheh veten para dhe pas suksesit në UFC, Chandler është përgjigjur:
“Mendoj se është pak e çuditshme. Kush isha përpara UFC 257 me atë që u bëra dhe jam pas eventit; në sytë e tifozëve, medias ashtu dhe në renditjen zyrtare, ka shumë diferencë”.
Me ç’duket, suksesi i Poirier dhe Chandler ka ndezur bekimin e Dana White sa i përket përballjes së ardhshme: “Jam pa fjalë. Në fillim Poirier, pastaj Chandler… përballja e tyre për titullin e kampionit të peshave të lehta ka kuptim tashmë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta-Kryemadhi përballen kokë më kokë, për ‘familjen’ dhe partinë
-
Euronews Green: Shqipëria prodhon 100 % energji nga burime të rinovueshme
-
Sulm i dyshuar izraelit ndaj Iranit, SHBA mohon përfshirjen
-
Lajçak me kërkesë për shoqëritë në Kosovë dhe Serbi: S’ka të ardhme evropiane pa normalizim të marrëdhënieve, ta kuptoni këtë