Euro 2020

Suedi – Poloni: Formacionet zyrtare


Suedia dhe Polonia do të përballen këtë të mërkurë në ora 18:00 në ndeshjen e fundit të Grupit E.

Suedia i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe duan ta mbyllin grupin si lider, edhe pse tashmë janë të kualifikuar në 1/8-en e finales.

Ndërsa për Poloninë, vetëm fitorja, ndoshta do ta kualifikonte tutje.

Për polakët, rikthehet Grzegorz Krychowiak, i cili ishte i suspenduar pas kartonit të kuq në ndeshjen e parë.

Suedia aktualisht është lider në Grupin E, me katër pikë, pas saj vijnë Sllovakia me tri, Spanja me dy dhe në fund Polonia me vetëm një pikë.

Formacionet zyrtare:

Suedia (4-4-2): Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinsson; Larsson, Olsson, Ekdal, Forsberg; Quaison, Isak.

Polonia (3-2-4-1): Szczesny; Bereszynski, Glik, Bednarek; Krychowiak, Klich; Jozwiak, Puchacz, Zielinski, Swiderski; Lewandowski.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore