Futboll

Suarez kafshon, Suarez pickon


Luis Suarez i Atletico Madrid shfaqi mashtrimet e tij të zakonshme gjatë ndeshjes së parë të raundit të 16 të Ligës së Kampionëve kundër Chelsea.

Ndërkohë që mbetet i paharrueshëm kafshimi që Suarez i bëri ish-mbrojtësit të Chelsea-t, Branislav Ivanovic, gjatë kohës së tij me Liverpool.

Kafshimi i Suarez-it në krahun e Ivanovic-it

Uruguajani ka qenë në një formë të shkëlqyer këtë sezon me Atletico-n, por mbrëmë, kundër skuadrës së Thomas Tuchel, u shfaq i irrituar dhe pasi i dha një shkelm Cesar Azpilicueta, ra në tokë teatralisht për të fituar një goditje të lirë.

Dhe pasi Olivier Giroud i dha Chelsea-t epërsinë me një goditje të shkëlqyer me kokë, Suarez, që mediat britanike e cilësojnë një ndër simuluesit më të mëdhenj, iu mbështoll mbrojtësit Antonio Rudiger dhe u pa të pickonte kofshën e tij.

Incidenti shkaktoi sherr mes tyre, por qesh mirë kush qesh i fundit: 1-0 për Chelsea.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore