Sport

Suarez: Festimi nuk ishte i drejtuar ndaj Koeman


Luis Suarez u hakmor ndaj Ronald Koeman të shtunën në mbrëmje, duke shënuar golin e dytë të Atletico Madrid në fitoren 2-0 ndaj ish klubit të tij, Barcelona.

Uruguaianit iu tha se ishte i tepërt me kërkesat kur holandezi mori përsipër rolin e trajnerit te Barcelona.

Suarez, pasi shënoi të shtunën, bëri me gjest telefonin dhe, pas lojës, shpjegoi se kujt i drejtohej, edhe pse mohoi se ishte për ish-trajnerin e tij.

“Ishte për njerëzit që e dinë që unë kam të njëjtin numër dhe se unë jam ende duke përdorur të njëjtin telefon”, tha ai pas ndeshjes.

“Nuk ishte për Koeman, aspak, nëse doni të dini … unë kisha bërë shaka me fëmijët e mi se do ta bëja këtë”.

Suarez nuk e festoi golin e tij për shkak të respektit të tij për Barcelonën.

Luis Suarez duke kërkuar falje për golin e shënuar ndaj Barcelonës

“Unë tashmë e dija se nëse shënoja do të kërkoja falje”, theksoi ai.

“Për shkak të respektit, dashurisë sime, për të qenë një tifoz tjetër i Barcelonës, për karrierën që kam pasur në Barcelonë, për periudhën që po kalojnë miqtë e mi, e cila është e vështirë unë nuk do të festoja kurr”.

Pavarësisht, se Barcelona ishte ish ekipa e Suarez, ai u shpreh se ishte shumë i gëzuar për fitoren.

“Jam i lumtur me fitoren e skuadrës, e cila është ajo që ne donim”, tha ai.

Kundërshtarët janë të veçantë për shkak të momenteve që kam përjetuar, por puna ime duhet t’i kushtohet 100 për qind Atleticos dhe sot ne bëmë gjithçka të mundshme për të marrë tre pikët”, përfundoi Suarez.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore