Jetesë & Stil

Studiuesit: shenjat kryesore që shkaktohen nga përdorimi i drogës


Përdorimi i drogës është fenomeni më kërcënues, për shekullin që jetojmë. Droga dëmton drejtpërsëdrejti njeriun, nga ana emocionale dhe fizike.

Një ndër sfidat më të mëdha për prindërit, është kur ata kuptojnë se fëmija tyre po konsumon drogë. Ata e ndjejnë veten jo vetëm të dëshpëruar, të zhgënjyer, të dorëzuar, por edhe të dështuar. Sipas psikologëve prindërit vazhdimisht fajësojnë veten.

Shenjat që tregojnë përdorimin e drogës

Studiuesit renditin disa nga shenjat kryesore, që tregojnë kur një person konsumon drogë.

Ndryshime të papritura të sjelljes. Personi duket i zymtë, i ndrojtur, mbyllet në vetvete, dhe bëhet agresiv pa shkak.

Humbja e interesimit për shkollën. Kur një student apo nxënës i mirë, papritur bie nga mësimet, kjo shpesh lidhet me drogën.

Droga jo vetëm që zvogëlon aftësinë mendore, por e përcakton tërësisht procesin e të menduarit të konsumuesit. Konsumuesi në vend që të përqendrohet në mësim, studime apo në profesion, ai mendon vetëm se si ta sigurojë dozën tjetër.

Shoqërimi me një rreth shoqëror misterioz.

Mungesa e parave, edhe pse prindërit japin vazhdimisht para.

Ndryshime në vlerat dhe moralin e personit. Ata tani bëjnë gjëra që më parë i konsideronin amorale (gënjeshtra, mashtrime, vjedhje, hua me shuma të mëdha parash).

Mungesë përqendrimi, boshllëk kujtese për shkak të rënies së vëmendjes

Vuajtje nga pagjumësia apo fjetje me orë të zgjatura.

Infeksionet e shpeshta për shkak të rënies së imunitetit.

Këshillohet që prindërit të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve.

Duhet kushtuar vëmendje të veçantë syve. Ata ndryshojnë kur janë në ndikimin e drogave.

Gjakderdhjet nga hunda, janë shpesh tregues i konsumimit të drograve. Marrja e kokainës, heroinës, metamfetaminës, e drogave tjera, me kohën dëmton mukozën e hundës duke shkaktuar gjakderdhjet e shpeshta.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore