Lajme

Studimi: Burrat duhet të ejakulojnë 21 herë në muaj për t’u mbrojtur nga kanceri i prostatës


Është një çështje e ndjeshme, por e rëndësishme për meshkujt në mbarë botën.

Gjëndra që prodhon spermë është padyshim shumë e rëndësishme, por çrregullimet në këtë zonë janë gjithnjë e më të zakonshme tek meshkujt mbi 50 vjeç.

Një prostatë e zmadhuar mund të shkaktojë urinim të shpeshtë dhe të dhimbshëm dhe përveç kësaj, kanceri i prostatës është tani kanceri i tretë më i zakonshëm tek meshkujt në SHBA.

Pra, si mund të rregullohet kjo?

Epo, gjërat e arsyeshme si dieta, stërvitja dhe kontrollet e rregullta janë mënyra më efektive për të mbajtur prostatën tuaj të shëndetshme.

Megjithatë, një metodë e re, shumë më e këndshme është zbuluar nga studiuesit në Universitetin e Harvardit.

Në një revistë të botuar të quajtur “European Urology”, tregohet se nivelet e larta të aktivitetit seksual mund të zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës.

Studimi vëzhgoi zakonet seksuale të 32 mijë burrave dhe në përfundim, përcaktoi se ata me një shkallë më të lartë ejakulimi kishin më pak gjasa të kishin tumore të prostatës.

Ajo zbuloi se meshkujt që ejakulonin të paktën 21 herë në muaj kishin një rrezik 33 për qind më të ulët të kancerit të prostatës sesa ata që nuk ejakulonin.

Arsyeja pse kjo ndihmon prostatën nuk është përcaktuar ende, por shkencëtarët kanë spekuluar se ajo mund të largojë toksinat nga sistemi.

Natyrisht, ejakulimi vetëm nuk do të shpëtojë plotësisht prostatën tuaj. Ekspertët thonë se obeziteti, duhani, ushqimi i përpunuar me yndyrë të lartë dhe gjenet e trashëguara janë gjithashtu faktorë që do të çojnë në kancerin e prostatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore