Vende

Studimet sugjerojnë që Antarktida mund të ketë qenë një pyll shiu


Antarktida

Antarktida ose siç quhet ndryshe “kontinenti i bardhë”, përfshin të gjitha viset që shtrihen midis Polit të Jugut dhe Rrethit Polar të Jugut.

Pjesët më të mëdha të tij përherë janë të mbuluara me borë dhe me akull, për këtë arsye quhet edhe “kontinenti i akullit”.

Shumë ekspedita janë bërë me qëllim të zbulimit të mëtutjeshëm të atij vendi mirëpo për shkak të largësisë së madhe nga kontinetet e tjera, dhe kushteve të vështira natyrore kjo gjë ka qenë pothuajse e pamundur.

Një ekip studiuesish nga disa universitete evropiane gjetën dëshmi se, 90 milionë vjet më parë, kishte pyje pranë rajonit ku sot është Poli i Jugut.

Shkencëtarët, nga Imperial College London në Mbretërinë e Bashkuar, zbuluan tokën pyjore që i përkiste një periudhe midis 145 dhe 66 milion vjet më parë, 900 kilometra nga Poli i Jugut.

Në studimin, e botuar në revistën Nature, ata analizuan rrënjët, polenin dhe sporet e ruajtura nga kjo tokë dhe treguan se bota në atë kohë, periudha e Kretakut, ishte shumë më e ngrohtë nga sa mendohej më parë.

“Ruajtja e këtij pylli 90 milion vjeçar është e jashtëzakonshme, por edhe më befasuese është bota që ajo zbulon”, tha bashkautorja e studimit Tina van de Flierdt nga Imperial College London.

Studiuesit gjetën gjurmë të rrënjëve të fosilizuara, polenit dhe sporeve të bimëve në rajon, duke treguar se klima ishte më e butë në atë kohë.

Sipas artikullit të botuar nga shkencëtarët mbi Nature, zbulimi sugjeron që klima në atë rajon të planetit ishte jashtëzakonisht e nxehtë në atë kohë.

Ekspertët analizuan materialin organik dhe e krahasuan atë me speciet ekzistuese të bimëve.

Sipas studiuesve, ky hetim u lejoi atyre të verifikonin jo vetëm që kishte një pyll në Polin e Jugut, por edhe se klima 90 milion vjet më parë ishte më e ngrohtë nga sa mendohej më parë.

Kjo sepse hulumtimi sugjeron që nivelet e dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferë ishin më të larta se sa pritej në atë kohë, duke sfiduar modelet aktuale të klimës të asaj periudhe.

Studiuesit spekulojnë se pylli në rajon do të ishte si ai i gjetur sot në Zelandën e Re, me temperaturë që sillet rreth 12ºC. Sipas ekipit, kjo ishte e zakonshme edhe gjatë netëve polare, të cilat zgjatën për rreth 4 muaj.

“Ruajtja e këtij pylli 90 milion vjeçar është e jashtëzakonshme, por edhe më befasuese është bota që ajo zbulon”, tha Tina van de Flierdt, një nga studiuesit, në një deklaratë.

“Edhe gjatë muajve të errësirës, ​​pyjet e lagështa dhe të buta ishin në gjendje të rriteshin pranë Polit të Jugut, duke zbuluar një klimë edhe më të nxehtë nga sa prisnim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore