Lajme

Studim/ Ndotja e ajrit një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve


Një studim i kryer nga Universiteti i Harvardit dhe i Briminghamit, tregon se 8.7 milionë njerëz kanë vdekur në 2018-ën nga ndotja e ajrit.

Vendet që kanë konsumin më të madh të karburanteve dhe fabrikave të energjisë, janë ato që kanë edhe numrin më të madh të vdekjeve.

Studimi, zbuloi se një nga dhjetë vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë, ishte e shkaktuar nga ndotja e mjedisit. Po sipas këtij raporti shkalla e vdekjeve në Amerikën e Jugut dhe Afrikës ishte dukshëm më e ulët.

Ky numër, tejkalon dhe numrin e përgjithshëm të njerëzve, që vdesin nga pirja e duhanit apo malaria.

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes ndotjes së ajrit dhe rasteve me sëmundje të zemrës, frymëmarrjes madje edhe humbjes së shikimit.

Një raport tjetër i botuar nga revista Lancet në 2019-ën, tregoi se 4.2 milionë vdekje në vit vijnë nga ndotja e ajrit, pluhuri si dhe djegia e karburantit.

Mjekë të ndryshëm janë shprehur se ndotja e ajrit është një vrasës i padukshëm.

“Zakonisht njerëzit në zonat urbane kanë edhe problemet më të shumta, sepse aty gjenden të gjitha llojet e ndotjeve”, shkruan një mjek në studimin e kryer.

Si u krye studimi?

Në hapësirë qarkullojnë grimca të vogla që kanë një diametër më të vogël se 2.5 mikrometër, pra 30 herë më të vogla se një fije floku. Këto grimca lëshohen nga fabrikat, makinat, kamionët dhe shkaktojnë një sërë problemesh.

Shkencëtarët nuk e kryenin studimin e tyre në metropole të mëdha, por në zona ku ndotja ishte specifike dhe i prekte të gjithë banorët.

Rezultat treguan një pamje të larmishme ku vende të ndryshme paraqisnin pamje të ndryshme.

“Kina po përmirësohet, SHBA-ja ka akoma pika të nxehta, Evropa është një thes i përzier dhe India mbetet akoma në një ekstrem”, shkruhej në studimin e publikuar.

Ndotja e ajrit që lidhet me djegiet fosile, është më e dëmshme për shëndetin e njeriut sesa vlerësohej më parë.

Disa qeveri kanë qëllime neutrale ndaj karbonit, por mbase ne duhet t’i çojmë përpara duke pasur parasysh dëmin e madh në shëndetin publik. Na duhet shumë më shumë urgjencë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore